3 pikat turistike që duhen vizituar patjetër në Alanya

Alanya është provincë e qytetit të Antalyas. Shumë shqiptarë e njohin Alanyan për resorted që zgjedhin të pushojnë gjatë verës me paketat turistike. Por, cilat janë pikat kryesore turistike të Alanyas? Në videon më poshtë kam renditur disa prej tyre.

Kalaja e Alanyas. Hyrja në kala kushton 7 euro. E gjithë vlera e kalasë qëndron në pamjen që mund të shikosh gjithë bregdetin e Alanyas. Nga brenda kalaja është pothuajse bosh dhe nuk ka shumë gërmadha arkeologjike për tu parë.

img_0104

Shpella Damlatas. Hyrja kushton 2 euro dhe ia vlen të vizitohet. Shpella është e vogël dhe u zbulua rastësisht. Damlatas është e njohur për shërimin e azmës dhe shumica e vizitorëve vuanin nga kjo sëmundje.

nordic-trust-homes-15628af2512e05

Plazhi i Kleopatrës. Është shumë pranë shpellës Damlatas. Legjenda thotë se gjatë vizitës në detin Mesdhe, Kleopatra ndaloi në Alanya për të notuar. E veçanta e këtij plazhi është rëra dhe deti shumë i pastër.

Leave a comment