Hajde misra të pjek’

Ndryshe nga shqiptarët, në Turqi misrat i hanë të ziera dhe të pjekura. Nëse jeni fansa të misrit duhet patjetër ta provoni me kripë. Gjatë udhëtimeve të mia në Turqi, kam vënë re shumë njerëz që shesin gështenja dhe misra. Kryesisht turqit hanë misra të zierë.

Por, kur provova misër me kripë u ndjeva sikur zbulova shpikjen e shekullit. Një shije që të lëpish gishtat! Sugjerimi im është të mos largoheni nga Turqia pa provuar misra, qofshin ato të pjekur, të zierë, me ose pa kripë.

Leave a comment