Hajde misra të pjek’

Ndryshe nga shqiptarët, në Turqi misrat i hanë të ziera dhe të pjekura. Nëse jeni fansa të misrit duhet patjetër ta provoni me kripë. Gjatë udhëtimeve të mia në Turqi, kam vënë re shumë njerëz që shesin gështenja dhe misra. Kryesisht turqit hanë misra të zierë. Por, kur provova misër me kripë u ndjeva sikur…

Kumpiri turk, festë ushqimesh në pataten e pjekur

E dini cili është ushqimi i shpejtë më i pëlqyer në Turqi? Kumpiri është një patate e pjekur me mbushje të ndryshme dhe është ushqim popullor vendas. Ajo bëhet me patate të mbështjella me lëvore dhe piqet në furra të veçanta. Patatja prihet në mes dhe përzihet me gjalp dhe djathë. Brenda mund të shtoni…

Lahmacun, pica turke me mish të grirë

Lahmacun është copë e hollë brumi me mish të grirë viçi ose qengji dhe perime të grira duke përfshirë qepë, domate, majdanoz. Zakonisht shërbehet me dhallë që turqit e quajnë Ayran. Për ta bërë më të shijshme, shoqërohet me domate, rukola, majdanoz dhe speca. Perimet mblidhen në formë roleje dhe sipas dëshirës i hedhim limon….

Mos u largo nga Spanja pa provuar tapas

Tapas janë varietete të mezeve në kuzhinën Spanjolle. Ato mund të serviren të ftohta dhe të ngrohta. Në bare të ndryshme në Spanjë, tapas shërbehen gjithmonë me pijet. Gjatë vizitës sime të parë atje provova midhje të ftohta me salcë. Ndonjëherë nuk ke nevojë për drekë, mjaftojnë disa meze për tu ngopur. Pak djathë, bukë…

Gatime deti të shijshme jo vetëm në verë

Kompleksi “Bojo” në Radhimë është i përshtatshëm për organizime familjare. Ushqimi është shuumëëë i shijshëm. Makaronat me fruta deti, karkalecat, aragostat janë të freskëta dhe të gatuara në mënyrë të shkëlqyer. Restoranti ndodhet pranë Orikumit. Në internet mund ta gjeni edhe me emrin e vjetër Kompleksi “Freskia”. Menaxhimi është pak i varfër, njësoj si çdo…

Mëngjesi hahet si mbret vetëm në Turqi

Thonë që mëngjesin duhet ta hash si mbret, drekën si princ dhe darkën si fukara. Në Turqi e dinë shumë mirë vlerën e kësaj shprehjeje. Kudo që shkon për të ngrënë mëngjes do të mbetesh gojëhapur. Lloje të ndryshme djathërash dhe reçelash do të serviren në tavolinë. Aq shumë ushqime do të kesh para syve,…