Rreth Barcelonës për 12 orë

Vizita ime në Barcelonë ka qenë vetëm 12 orë. Duhet të bëja një plan të mirë për të parë vendet më të pikasura të këtij qyteti. Më poshtë do ju rendis si e shpenzova kohën time në Barcelonë.

Camp Nou. Vizita e parë ishte sigurisht në stadiumin e Barcelonës që askush nuk duhet ta humbasë. Për të lexuar artikullin e stadiumit kliko këtu.

img_6077_1024

Tibidabo. Në majë të kodrës në Barcelonë ndodhet kisha e Tibidabos dhe një park lojrash. Pamja është fantastike.

img_6150_1024 img_6151_1024

Park Guell. Për shkak të kohës nuk pata mundësi të vizitoja pjesën e parkut që ishte me pagesë. Gjithsesi këmbën e shkela në Park Guell sa për të thënë.

img_6131_1024

Sagrada Familia. Fatkeqsisht munda ta shikoj vetëm nga jashtë pasi atë ditë po binte shumë shi dhe hyrja kryesore ishte bllokuar nga rreshjet e shumta. Me që ra fjala kanalizimet e Barcelonës janë më keq se Tirana, një çikë shi të bjerë përmbytet dynjaja.

img_6168_1024

Placa de Catalunya. Në darkë vonë para se të shkoja në hotel dola shëtitje rreth një orë pranë piacës më të famshme të Barcelonës.

img_6177_1024

 

2 Comments Add yours

  1. Letëflasimsishoqe says:

    Pëlqej faktin që nuk idealizon “jashtë shtetin” …po thua atë që ke parë apo ndjerë. 😊

    Like

    1. Te falenderoj shume qe me ndjek😘😘

      Like

Leave a comment