Motivimi

12106874_1052357621441499_7138343510186000150_n (1)
Civita di Bagnoregio, Itali

Quhem Fjorda Llukmani. Në pashaportë emrin e kam Fiorda kshuqë mos u çudisni nëse më gjeni ndokund me këtë ndyshim shkronje në emër. Studioj për gazetari në Tiranë.

Që thoni ju ky blog është hapur në kuadër të diplomës. Pra blogu do të jetë tema ime e diplomës, të cilën e prezantoj këtë vit. Kjo nuk do të thotë që e hapa me zor. Përkundrazi them 100 herë rroftë shkolla që u bëra mbarë. Më pëlqen shumë të udhëtoj dhe duke qenë se ia kam marrë dorën, vendosa të ndaj me ju eksperiencat e mia.

Për tu informuar mbi vendet të cilat kam vizituar kliko këtu.

Do te shkruaj duke filluar nga akomodimet në hotele, transportet , çfarë duhet të keni kujdes e deri se si të kontrolloni në cilin gate është avioni juaj, si të orientoheni në aeroporte të mëdha etj.  Kam menduar të intervistoj dhe njerëz të cilët kanë dëshirë tu tregojnë të tjereve për eksperiencat e tyre në udhëtimet brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kaq kisha deri tani. Nëse ke ndonjë pyetje mos ngurro të më kontaktosh. Faleminderit që nuk përtove të lexosh.

Leave a comment