Zhgënjimi i vizitës në Pamukkale

Pamukkale, që do të thotë “kështjellë pambuku” në turqisht, ndodhet në Denizli të Turqisë. Ky qytet antik përmban burime të ngrohta të ujit mineral që rrjedh nga malet. Qyteti antic Hierapolis është ndërtuar në majë të një kodre dhe pjesë e saj është dhe Pamukkale.

img_1923

Në fotot që kisha parë në Internet, Pamukkale duket me ujë të kaltër dhe shumë burime. Realiteti të them të drejtën ishte zhgënjyes. Ciceroni i guidës sonë tha se rreth 70% e ujit mineral i shitet hoteleve të luksit përreth. Qeveria turke ka ndaluar rrjedhjen e ujit në Pamukkale për shkak të fitimeve me bizneset.

img_2066

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që Pamukkale nuk ka asnjë vlerë si vend, përkundazi vlen shumë. Fotot që reklamohen në agjensitë turistike janë shkrepur para shumë vitesh, kur burimi mineral nuk përdorej nga qeveria. Në ujërat e Pamukkales mund të lahesh. Thonë që llumi i bardhë ka veti kuruese për lëkurën e njeriut.

This slideshow requires JavaScript.

 

Leave a comment